Emisioni investigativ “STOP” në këtë puntatë sjell një tjetër rast korrupsioni . Këtë herë bëhet fjalë për një rast abuziv të ndodhur në instancat më të larta shtetërore, pikërisht në Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Tiranë. Ky institucion është pikërisht instanca që duhet të luftojë korrupsionin, por kamera e fshehtë e transmetuar në “STOP” vërteton të kundërtën. Ky institucion ka për qëllim kontrollin e bizneseve të ndryshme që i shmangen detyrimeve doganore dhe tatimeve. Por, çfarë ndodh realisht në këtë institucion “antikorrupsioni…” ?!

Rasti në fjalë ka të bëjë me një biznes i cili konstaton shkelje të ligjit, vepër penale që dënohet deri në 15 vite burg në bazë të ligjit shqiptar,  por nga pamjet e transmetuara kuptohet qartë që heshtja për një dosje ka një çmim…

ok

Oficer i Policisë Gjyqësore: 

Kë më thuaj emrin e subjektit?

Qytetari:

xxxxx

OPGJ:

Ka njëri një xxxxx?

OPGJ:

E ka Landa.

OPGJ:

Ulu sa të vijë ajo.

OPGJ: S

hoqe ka ardhur një përfaqësues i subjektit xxxx.

OPGj:

Tani ashtu s’mund t’i them unë por po i them të presë në zyrë.

OPGj:

Mirë.

OPGJ:

Për 10 minuta do të vijë.

Qytetari:

Për çfarë bëhet fjalë konkretisht?

OPGJ:

Nga Drejtoria e Rriskut bëhet fjalë.

Qytetari:

Çfarë do të thotë ajo?

OPGJ:

Domethënë janë subjekte që importojnë dhe gjithmonë shfaqin tepricë kreditore.

OPGJ:

Kanë ndaluar deklarimin.

OPGJ:

Kanë konsumuar veprën penale të evazionit fiskal, të nenit 180 varet nga vlera pastaj.

OPGJ:

Nuk është situatë e lehtë deri sa është bërë. Është një grup i madh subjektesh që janë të përfshira te kjo, se ai ka shit.

Qytetari:

Me një fjalë është vepër penale kjo?

OPGJ: Po si e shet gjithë mallin dhe nuk paguan asnjë taksë n

ë shtet, çfarë është ?

Qytetari:

Në raste të tilla çfarë vendos Prokuroria?

OPGJ:

Janë tre paragrafë.

OPGJ:

Paragrafi i parë- të lehtat dënohet me gjomë mos gaboj, deri në 3 vite burg. Paragrafi i dytë është diçka më e rëndë dhe i treti me vlerat …. se nuk i kam parasysh si vlera tani, është akoma më i rëndë , deri në 15 vite burg.

Qytetari:

Ka ndonjë mënyrë që mund të mbyllet brenda institucionit ose?

OPGJ:

Kam frikë se jo. Kam frikë se mund të ngelet thjeshtë çështje administrative.

Landa OPGJ:

E hapim dot diskun ne këtu një çikë?

Landa OPGJ:

Niptin ja kanë dhënë dikujt tjetër, ke parasysh, ka bërë importe.

OPGJ:

Tani problematikën shpjegoja me fjalë të thjeshta, se kështu si po ja sqaron…

Landa OPGJ:

Çuni do të më lesh një  numër telefoni ti? Do të marr dhe do të them sapo të grumbulloj dokumentacionin.

Landa OPGJ:

Në rregull?

Qytetari

: Po.

Qytetari: 

Unë këtu nuk kam asnjë lloji problemi?

Landa OPGJ:

Të shoh dosjen, të shoh dokumentacionin dhe pastaj…

Landa OPGJ:

Se nuk jam e qartë se ka dy muaj ky muhabet, kanë shkuar e kanë parë fotografi e të gjitha. Do të marr një ditë tjetër e do të them hajde, në rregull?

Landa OPGJ:

Rri i qetë. Po të ketë gjë të them, çuni shife.

Më vonë…

Landa OPGJ:

Unë i verifikova letrat

Landa OPGJ:

E gjejmë dot xxxx t’i marr një deklarim?

Qytetari:

Nuk është problem kur të duash ti.

Landa OPGJ:

Një deklarim se si me këtë tepricë kreditore si ka operuar me niptin sepse këto subjekte …Ky ka pak mospërputhje, rreth 1 milion e katërqind lekë të vjetra TVSH, që ka deklaruar më pak se sa i kanë ardhur në doganë.

Landa OPGJ:

Këtu është ushtruar kontroll, është gjetur i mbyllur,

Landa OPGJ:  

E morëm në telefon thotë, pohon se në këtë adresë është shtruar aktivitet po për arsye shëndetësore e ka të mbyllur me 03/03.

Landa OPGJ:

Detyrime ka 1.4 milionë, urdhëro.

Landa OPGJ:

Tepricën kreditore e ka 3.7, e di ti që e ka 37 milionë lekë të vjetra të mbetura.

Landa OPGJ:

Dëgjo tani. Nga importet, ky ka bërë importin e fundit në 8/2013 dhe nuk e ka deklaruar 25 000 lekë të reja TVSH.

Landa OPGJ:

Ka një mospërputhje prej 131 000 lekësh.Duhet të kishte kaq, ka deklaruar kaq, ka 1 300 000.

Landa OPGJ:

Pretendojnë xxx thotë xxx 2013 subjekti i ri që është hap ushtro aktivitet 38 m katror, kujdes!

Landa OPGJ:

Ja fatura që ka.

Landa OPGJ:

Thotë nuk ka bllok faturash ka të instaluar kasën fiskale.

Landa OPGJ: S

e unë po shoh se ai po bën si me të vjetrën. Ai ka vënë niptin punojnë të tjerët.

Landa OPGJ:

Duket llogjika se me 38 metër katror dhe ishte SHPK kësaj radhe nuk ishte biznes i vogël. Dhe ai thotë se është shkuar dhe kontrolluar dhe nuk i është gjetur bllok faturash. Hap sistemin unë shoh që bën importe.

Landa OPGJ: S

’ka për ta fal njeri më, u arrestuan 7 vetë e dëgjove? Inspektorë tatimorë.

Landa OPGJ: S

a të paguajë lekë atje me dal.

Landa OPGJ:

Po hyre atje do lekë.

Landa OPGJ:

Mua më ka ardhur dhe firma xxx për ndjekje.

Landa OPGJ:

Që edhe unë, këto janë tre subjekte për ndjekje penale, tre.

Landa OPGJ:

Një do ta çoj.

Landa OPGJ:

Shkova lart te drejtori kontroll dhe i thashë: Është planifikuar SXXX TAAA? Jo, tha.

Landa OPGJ:

Unë do bëj tentativë dhe nuk e lëviz fare, do ta marr përgjigjen që ka, s’do bëj veprime.

Landa OPGJ:

Kujt i ka le në zemër me më lën kaq. Kush nuk më ka lën gjë më ka pak mirnjohje.

Qytetari:

Afërsisht si shkojnë gjërat?

Landa OPGJ:

Shhhh nuk bëj shifra këtu.

Landa OPGJ:

Dosjen e kam unë.

Landa OPGJ:

Po ashtu mendoje edhe ti.

Landa OPGJ:

Hajde për mua je i lirë.

Qytetari:

Të enjten është e sigurtë që mbyllet?

Landa OPGJ:

Unë do ta ndjek si çështje mo tani, tani çfarë të të them unë?

Landa OPGJ:

Mendoje vetë…

Qytetari:

E kuptova. Hajt shihemi!

Landa OPGJ:

Hajt shihemi!

Takimi i tretë, qytetari shkon për të bërë pagesën. Paguan 50 mijë lekë të vjetra dhe 150 euro.

Qytetari:

Ku e pi kafen ti?

Landa OPGJ:

E pijmë atje?

Qytetari:

A ekziston mundësia që shefit të hetimit me iu tek të thotë: “ Çfarë u bë me këtë dosjen?”

Landa OPGJ:

Nuk ka, por nëse ka të them unë. Dakord?

Landa OPGJ:

Deri tani nuk ka lëviz.

Landa OPGJ:

Ça do të thuash tani ti? Do të thuash që është shefi?

Landa OPGJ:

Ne na e bëjnë pa problem fare.

Landa OPGJ:

Në qoftë se të thotë hajde për kafe. Dakord?

Landa OPGJ:

Do me e taku, si do?

Landa OPGJ:

Do me e taku, për çfarë? Për çfarë respekti?

Qytetari:

Vetëm për këtë çështje…

 

Landa OPGJ:

Sa do me dhënë, më thuaj?

Landa OPGJ:

Tani të ikim lart ta takojmë?

stop 2

Landa OPGJ:

Sa ti jap shefit unë?

Qytetari:

Ke edhe 150 euro dhe 500 mijë lekë aty.

Landa OPGJ:

Pse sa t’i jap unë shefit tani?

Qytetari:

Ti e di. Në qoftë se do të vij edhe unë lart, apo s’ka nevojë?

Landa OPGJ:

Do të prezantohesh? Hajde.

Landa OPGJ:

T’ia them atij unë këtë?

Landa OPGJ:

Ku është shefi? Nga shkoi?

Landa OPGJ– Flet në telefon:

E mbylli, mos është te drejtori?

Landa OPGJ:

Ka ardhur drejtori?

Landa OPGJ:

Të marr unë në telefon?

Qytetari:

500 mijë lekë.

Landa OPGJ:

Po pra. 150 po ia jap atij në rregull?

stop 3

Landa OPGJ:

Mirupafshim. Gjithë të mirat. Numrin e ke.

Qytetari më pas drejtohet për të bërë një bisedë me shefin, Ledion Kolgjoka, i cili pohon edhe raste të tjera korrupsioni . Ndërsa për rastin e biznesit në fjalë për të heshtur lidhur me dosjen ka një zgjidhje…

Landa OPGJ: S

hefi ky është nipi nuk është vetë personi.

Shefi:

Nipi s’ka lidhje zonja Landa, nipi merret me AWSDERT, është një mga menaxherët më të fuqishëm.

stop 5

Shefi:

Landa “a ka peshk në Bubq?”

Landa OPGJ:

Jo, mish ka atje, patjetër, në Bubq s’ka peshk.

Shefi:

Na ka ftuar një i prokurorisë.

Landa OPGJ:

Ndoshta mos ka ndonjë…

Shefi: “

Po mish, o mish…”

Landa OPGJ:

Prokurorisë së Tiranës apo Durrësit?

Shefi:

Tiranës.

Shefi:

Ti më dukesh shumë çun i mirë.

stop 6

Shefi:

Ju keni 2-3 vite, daja jot me…kështu që nuk është se është e lehtë.

Shefi:

Lista, dëgjo një çikë, lista e subjekteve në bashkëpunim me doganat, administratorët e hetimit që ndiqen.

Shefi:

Firma që ke ti, që ka daja, ka ardhur për hetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në bashkëpunim me doganat.

Qytetari:

Mosrakordim i doganave me faturën e shitjeve?

Shefi:

Po. Mosrakordimi i këtyre. Ja ku e ke xxxxx.

Shefi:

Aktualisht e kanë në ndjekje…

Qytetari:

E di e di se ma ka shpjeguar Landa, shumat…

Shefi:

Tani të të shpjegoj diçka…

Shefi:

XXX që e ka ai tjetri e kemi çuar në Prokurori.

Shefi:

XXX është skemë mashtrimi, po t’i them kot ë nga hetimi që kemi bërë. Në këtë listë është edhe daja jot. Është skemë mashtrimi.

Shefi:

Të paktën dënimi është nga 4 deri në 10 vjet burg.

Shefi:

Këtë punë kemi ne.

Shefi:

Jo se po t’i them ty këto, merri referimet dhe shihi!

Shefi:

XXX, në hetim, edhe kjo skemë mashtrimi ka dalë.

Shefi:

XXXTrans me probleme. UXX me probleme, LXXX me probleme.

Shefi:

Të gjitha këto që kanë sjellë ata janë me probleme.

Shefi:

Kështu që unë nuk e kam të lehtë të shoh këtë dajën tënd me syrin pozitiv.

Shefi

:

Vetëm kupto këtë gjë, asgjë më tepër.

Qytetari:

E kuptoj shumë qartë që ndoshta …

Shefi:

E kupton apo jo?

Shefi:

Nuk e kam të lehtë të të heq nga kjo lista këtu dhe të them: “Jo mo vlla, ky qenka në rregull.”

Shefi:

Më fal në 20 vetë këtu te Dogana Tatime që ta sollëm ty për hetim, a mos na di gjë për budallenj?

Shefi:

 

A e kupton çfarë po të them?

Shefi:

Meqenëse ti ke ardhur dhe qenke çun i mirë, qenke çun trendy, do ta shohim, se Landa më ka folur shumë pozitivisht.

Shefi:

Ka dy tre ditë që më thotë dhe unë i thashë që do e shohim, sepse unë që të të heq nga kjo..

Shefi:

Mua mi kanë sjellë këto për ekzekutim.

Shefi:

Dhe e di çfarë do të thotë për ekzekutim?

Shefi:

Mbarojmë veprimet proceduriale dhe pastaj e çojmë në Prokurori.

Shefi:

Do të thuash ti: Unë mund ta zgjidh në Prokurori dhe në Gjykatë , e zgjidh e zgjidh …po të gjithë e dimë se si funksionon Gjykata dhe Prokuroria sot dhe çfarë flitet atje.

Shefi:

Gjithësesi sensi është pozitiv, meqenëse ti ke ardhur deri këtu..

Landa OPGJ:

Ti e ke numrin tim, thuaj Landa ne po vijmë…

Shefi:

Tani ça të them unë?

Shefi:

Hajde kur të duash, zyra është e hapur.

Shefi:

Sensi është pozitiv, nuk kemi qëllim që të godasim.

Shefi:

Po me 3 nipte, daja na ka lujt një çikë në dogana, fatura etj etj…

Qytetari:

Unë e pashë edhe diferencën.

Shefi:

Nuk ka lidhje diferenca, jo.

Shefi:

Kanë lidhje gjëra të tjera që përbëjnë direkt vepër penale. Kanë të gjithë në tatime.

Shefi:

Askush s’ka që s’është debitor, që s’paguan lekët në shtet.

Shefi:

Gjithësesi zyra është e hapur. Hajde.

/tvklan.al