Plot një vit më parë, në Tetor 2016 humbi jetën në një akident tragjik në rrugën “Vasil Shanto”, Kliton Xhelo.

E veja e tij, Diana Xhelo ngre një sërë pikëpyetjesh mbi dosjen hetimore të kësaj ngjarjeje.

Pas këtij denoncimi stafi i emisionit investigativ “STOP” ndjek dyshimet e saj dhe konstaton se nuk janë marrë në konsideratë kamerat e sigurisë së bizneseve apo institucioneve rreth zonës së aksidentit.

Po kështu tahografi rezulton i falsifikuar e për më tepër është bërë nga shtetasi turk Xhengiz Dorgan…

veja

Diana Xhelo:

“Im shoq, pasi i përgatita mëngjesin doli nga shtëpia në orën  

6 pa 10. Në largim e sipër i thotë im bir: Baba merr çelësin e makinës dhe ik sot me makinë. I mori 2 çelësat dhe si përfundim iku me motor. Pasi iku edhe djali në shkollë, unë duke u marr me punë të ndryshme, më merr vëllai në telefon dhe më thotë: Diana ka ndodhur një aksident. I thashë është e pamundur që të ketë ndodhur. Më thotë dëgjova që është e vërtetë nga të dhënat e policisë se më morën në telefon, nuk e di se si kishin pyetur. Andej pastaj më merr vëllai shkojmë në spital dhe në orën 2 ndërron jetë. Kjo ishte ndarja atë ditë me të. Ishte e tmerrshme, e tmerrshme , ai ankth, o Zot të shpëtojë, o zot të shpëtojë, si përfundim nuk e fitoi dot atë betejë.”

ss

 

Por Diana ka pikëpyetje të mëdha sa i përket dosjes.

Diana Xhelo:

“Kjo dosje është një dosje skandaloze, pse e them skandaloze sepse është një kryqëzim i monitoruar nga shumë kamera, rreth 7 kamera, nuk është asnjë pamje filmike si provë materiale. Pasi u njoha me dosjen, në të është marrë një provë e paligjshme, e ka kryer një farë

Xhengiz Dorgan, figuron vetëm emri i atij që është kryer në praninë e Oltion Gjonit dhe të avokatit Kujtim Qershori, por është ekspert, është alien, është njeri, unë nuk e di, është send?”

Çfarë ka ndodhur me tahografin e kamionit turk, pse hidhni dyshime që ky është falsifikuar apo nuk është i saktë?

 Diana Xhelo:

Ky tahograf është i falsifikuar.”

takograf

Prokurorja e çështjes:

“Në këto kushte, kjo dosje pushohet, dmth pasoja vjen nga pakujdesia gjithmonë dhe në rastin kur.. A e lexove që është shkaktari , i bie ka qenë bashkëshorti jot.”

Denoncuesja:

Je e sigurt për këtë?”

Prokurorja e çështjes:

“Tani unë veproj në bazë të letrave, unë kam lexuar letrat. Lexova dhe aktin e ekspertimit dhe akti i ekspertimit mua m’u duk ..”

ssss

Denoncuesja

:

“Ty të mbushi mendjen që është i saktë ëë?”

Prokurorja e çështjes:

“Tani, ti ku e ke merakun tek ai akt-ekspertimi?”

Denoncuesja:

“Ai akt-ekspertimi është një akt paçavure.”

Prokurorja e çështjes:

“Pse? Më jep argumentin pse?”

aaa

Të pyetur për mikrofonin e “STOP” dy ekspertë u shprehën se ky tahograf është i falsifikuar.

Raporti i tretë u bë nga një grup ekspertësh:

ekspertet

Arjan Janku, inxhinier mekanik për makineri,  Ardian Asa, inxhinier mekanik për makineri, Mark Gjonpalaj, inxhinier mekanik për makineri,  Kreshnik Zgjani, inxhinier mekanik drejtimi mjete tokësore. Edhe ky grup ekspertësh kanë analizuar një tahograf të falsifikuar.

kamera aa

Ndonëse ekzistojnë 7 kamera sigurie, pamjet filmike nuk janë futur në dosjen hetimore me pretekstin se ato pamje nuk kanë kishin ku t’i merrnin…/tvklan.al