“Në radhë për abone”,

kështu nis dita e qytetarëve të Durrësit.

Emisioni investigativ “STOP” e ka vënë në pah këtë problematikë duke udhëtuar në drejtim të këtij qyteti, për ta parë më nga afër situatën.

Të shumtë janë qytetarët të cilët mes pikëllimit, lodhjes dhe rraskapitjes ankohen për këtë gjendje katastrofike të krijuar.

abone 8

 

Gazetarët e emisionit ishin në Durrës rreth mesnatës, aty ku dita tjetër niste me “luftë” në radhë, për të blerë abonetë e transportit publik.

abone 7

Ora shënon 23:00 dhe banorët e qytetit të Durrësit po presin radhën për të marrë abone, por kioskat hapen vetëm në orën 6:00 të mëngjesit dhe këta banorë do të presin deri në këtë orë, për të marrë abonenë të parët.

abone e

Gazetarja:

Sa kohë ka që prisni këtu?

Qytetari:

Kam ardhur që në orën 9:20.

Gazetarja:

Sa ditë ka?

Qytetari:

Dje, mbrëmë në këtë orar dhe sot nuk na e dhanë sepse na thanë se nuk i kishin bërë.

Gazetarja:

Dhe në fund ia arrini që të blini një abone?

Qytetari:

Po të vijmë në fillim e arrijmë, në fund nuk ka më.

Gazetarja: 

Të gjithë keni dy netë që po prisni këtu për abone?

Qytetarët:

Po, dy netë kemi.

abonete 1

Gazetarja:

Po sa kohë ka që vazhdoni kështu duke pritur radhën?

Qytetarët:

Dy vjet, që kur ka dalë aboneja, që kur ka filluar privati, ky avaz ka qenë

.

Qytetari:

Një herë në muaj këtë punë kemi.

Qytetari tjetër: Edhe mbrëmë kam qenë me gjithë gruan, sonte u lodh ajo qëndroi të pushonte, erdha vetëm.

Gazetarja:

A hapet në orën 6:00 të mëngjesit, pse dilni që në 9 të darkës?

Qytetari:

Bëhet rrëmujë dhe ne nuk presim dot sepse jemi të moshuar.

abone 4

Qytetarja:

Kam ardhur që dje në orën 12:30. Në mëngjes më thanë nuk ka abone, shkova në punë gjithë ditën, erdha tani prapë në 21:45, e njëjta gjë deri nesër në mëngjes.

Gazetarja:

Po me gjumin si ja bëni?

Qytetarja:

Me gjumin katastrofë.

Gazetarja:

Pse dilni në 9 të darkës ndërkohë që abonetë hapen në orën 6:00?

Qytetarja:

Po nuk marrim dot se bëhet “mizë lisi” është shumë shumë keq, maksimumi 10 vetë, pastaj nuk merren më.

Gazetarja:

Pse aq shumë vijnë për të blerë abone?

Qytetari:

Shumë.

Qytetare:

Madje edhe të fikët u ka rënë njerëzve duke pritur në radhë.

abone 11

Ora shënon 7:30 dhe kjo është radha që krijohet tek kioskat e aboneve çdo fund muaji në Durrës.

Qytetare:

Që në 3 të natës unë prish gjumin dhe ja…

Qytetari:

Këtu ka deri në orën 2:00 që kanë ardhur.

Gazetarja:

Nuk e keni marrë akoma?

Qytetari:

As nuk kemi ndërmend ta marrim, sepse shiten në mënyra nga më të ndryshme, veç forcës, përdoren edhe variante të tjera.

Qytetari:

Disa hyjnë jashtë radhës, disa rrinë akoma në radhë.

Gazetarja:

Në çfarë ore keni ardhur?

Qytetari:

Në 03:30 dhe dita e dytë që rrimë.

Gazetarja:

Nuk e keni marrë akoma?

Qytetari:

Vështirë është për ta marrë.

Gazetarja:

E morët abonenë?

Qytetari:

Ato motrat apo gratë tona u dërmuan, vdiqën për një abone.

abone 11

 

Gazetarja:

E morët abonenë?

Qytetari:

Nuk kam si ta marr në gjithë këtë radhë.

Gazetarja:

Po pse ndodh e gjitha kjo?

Qytetari:

Kjo ndodh se nuk ka sportel, një sportel është për Plepat, një për Unazën, por është gjithë ky popull.

abone 7

Qytetare:

Që në 02:00 të natës jemi ngritur.

Gazetarja:

E morët?

Qytetare:

E morëm por ç’e do, u torturuam.

Qytetar:

Është kthyer linjë private dhe Kryebashkiaku nuk jep më shumë se 5 copë, të gjithë duan të vjedhin.

abonete 5

Gazetarja:

Kur erdhe këtu?

Qytetari:

Kam ardhur që në orën 02:00

abone 10

Gazetarja:

Dhe nuk e keni marrë akoma?

Qytetari

: As kam plan, shkova njëherë dhe më ruajti Zoti, shpëtova.

Gazetarja:

Pse aq e rrezikshme është të hysh aty?

Qytetari:

Këtu?!!! Më mirë shkoj në Irak se hyj këtu.

 

– Qendra Sociale Don Bosko dhe prona e familjes Petrela

Qendra sociale Don Bosko është vendosur abuzivisht në pronën e familjes Petrela. Gjykata i njeh të drejtën e pronës dhe vendos kthimin e pjesshëm të saj, por vendimi nuk zbatohet.

– Enno Bozdo, historia e një mashtrimi publik

Enno Bozdo, ish – nënkryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi, se Ministria e Arsimit ishte bërë pengesë për rikonstruksionin e “Rrugës së Kosovarëve”. Por “STOP” tregon me dokumenta, se Ministrja Nikolla i kishte dhënë “OK” projektit të rishikuar të Bashkisë së Bashës.

/

tvklan.al