Rënia e normës së interesit për depozitat në të gjitha monedhat kanë bërë që kursimtarët të ngrijnë llogaritë e tyre në banka.

Ekspertë e drejtues të bankave thonë se lëvizja e kursit të këmbimit po çorienton investitorët. Shumë prej kursimeve sot janë lënë në gjendje të lirë, nisur edhe nga tendencat që kanë shfaqur monedha si euro pas BREXIT dhe dollari pas zgjedhjes së presidentit amerikan Donald Trump.

Në kohën që fitimet nga depozitat janë minimale, shumë qytetarë kanë rënë pre e mashtrimeve. Faqe të ndryshme interneti marrin kursimet e tyre duke premtuar fitime të majme dhe vjedhin paratë duke shpallur disa muaj më vonë falimentin.

Në muajin gusht interesi për kursimet 1 –vjeçare në monedhën lek shkoi në 0.54%, më i ulëti në historinë e Shqipërisë.

Edhe fitimet nga depozitat në euro vijojnë të jenë në rënie, pas shpalljes së planit të Mario Draghit se Banka Qëndore Europiane do të vijojë politikën e lehtësimit sasior./ TV KLAN