Papunësia, shtimi i varfërisë në vend, pamundësia e një jetesë normale dhe mungesa e mbështetjes sociale për familjet në nevojë ishin disa nga shetësimet e grave tropojane gjatë një takimi që zhvilluan me deputetet demokrate të veriut. Sipas deputetes Mimoza Hajdarmataj kriza ekonomike ndëshkon gratë të parat.

Mimoza Hajdarmataj, Deputete e PD:

“Ne jemi një zonë me resurse të mëdha natyrore,  me gra dhe vajza të afta , por që nuk marrin asnjë mbështetje për të shfaqur vlerat e tyre. Sot biznesi është në krizë të madhe dhe nuk gjeneron vende pune , ndërsa vetë shteti nuk jep asnjë mbështetje për gratë në nevojë. Këtu në Tropojë dhe në të gjithë veriun nuk hapet një punishte fason apo agrobiznesi që të punësojë gra e vajza, por gjithçka mbetet manipulim qeveritar.”

Deputetet Hajdarmataj dhe Kopliku u ndalën dhe tek emigrimi i të rinjve, që sipas tyre i ka rrënjët tek kriza ekonomike.  Gjatë takimit me gratë e Tropojës të zgjedhurat demokrate panë nga afër edhe disa prej punimeve artizanale të bëra nga gratë e veriut.

Tv Klan