Vetëm pak ditë pas dhunës ndaj deputetëve, rikthehen tensionet në Parlamentin e Maqedonisë. Deputetët e VMRO-DPMNE-së bllokuan për orë të tëra derën e zyrës së kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit, Talat Xhaferi, duke bllokuar gjithashtu procedurat për formimin e qeverisë së re.

Disa deputetë të VMRO-DPMNE-së, mes tyre edhe ish-kryeministri Gruevski, uzurpuan zyrën e Xhaferit.

Kreu i Kuvendit mori mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, SHBA-ve, BE dhe NATO-s. Por ish-kreu i Kuvendit, Trajko Velajanovski, refuzon t’i japë vulën parlamentare pasardhësit të tij, duke penguar kalimin e detyrës te kryeparlamentari i ri.

Tensionet në parlamentin maqedonas, vijnë një ditë pas vizitës së Zv/Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Hojt Brajan Ji, i cili kërkoi formimin sa më shpejt të qeverisë së re dhe gjetjen e gjuhës së dialogut brenda në Parlament. Pengesë mbetet platforma e partive shqiptare, e cila kundërshtohet nga presidenti Ivanov, pasi sipas tij, cënon integritetin e Maqedonisë./ TV KLAN