Deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli janë gjetur fajtorë lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi kanë marrë dënim me kohëzgjatje prej 1 vjet e gjashtë muaj  derisa deputetja Albulena Haxhiu po ashtu me dënim prej 1 vjet e tre muaj ndërsa deputeti Faton Topalli me dënim prej 1 vjet e dy muaj.

Por sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, këto dënime nuk ekzekutohen nëse katër deputetët e dënuar nuk do të kryejnë ndonjë vepër penale në periudhë kohore brenda dy vjetëve.

/klankosova