Reme Lala, kandidatja fituese në qarkun e Dibrës, në radhët e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet i është bashkuar Partisë Socialiste.

Duke folur para mbështetësve të shumtë pas fitores, deputetja e re tha do t’i bashkangjitet vullnetit të shqiptarëve, për t’i dhënë timonin Edi Ramës.

“Unë nuk kam asnjë parti, partia ime jeni ju, Dibra dhe dibranët. Për Dibrën dhe dibranët e mi do t’i bashkangjitem vullnetit të shqiptarëve, për t’i dhënë timonin Edi Ramës”.

Lala i premtoi mbështetësve të saj se bashkë me Edi Ramën do të bëjnë të mundur ndërtimin e Rrugës së Arbërit.

“Ju jap fjalën se bashkë me Edi Ramën do ta bëjmë Rrugën e Arbërit brenda këtij viti. Për këtë ju premtoj dhe ju jap fjalën, nëse kjo nuk do të arrihet, unë do ta gris mandatin. Vetëm për Dibrën dhe dibranët e mi do t’i bashkangjitem Edi Ramës dhe ju siguroj se vota ime në parlament do të shkojë për Dibrën dhe Shqipërinë dhe asnjëherë për tepsinë. Edhe njëherë ju falenderoj nga zemra, më keni dhënë kënaqësinë e veçantë, për gjithë respektin dhe dashamirësinë që keni treguar ndaj meje.”

20 – vjeçarja Reme Lala e nxori PDIU-në forcë të tretë në Dibër, me 17.4% të votave./tvklan.al