Partizani – Tirana cilësohet si përballja më e rëndësishme në vend, ajo që ngjall më shumë interes. Takimi i sotëm do të jetë i 144 në historinë e përballjeve mes këtyre skuadrave.

Partizani numëron 59 fitore, Tirana 40, ndërsa 44 kanë përfunduar në barazim.

Bardheblutë nuk fitojnë këtë sfidë më madhe prej 7 ndeshjesh. Një rivalitet që zgjat 70 vjet dhe që kohët e fundit ngjan me ata të para viteve 90’, kur nuk mbetej asnjë vend bosh në stadium.

Për këtë takim të rëndësishëm interesimi për biletat ka qenë i madh dhe priten mbi 10 mijë tifozë në tribuna.

Gjyqtari do të jetë Lorenc Jemini, i cili gjykoi edhe dy takimet e tjera të këtij kampionati.

Jemini mban stemën e FIFA -s dhe ka arbitruar takime të Europa League apo edhe sfida mes ekipeve përfaqësuese si Spanjë – Bolivi, më 30 Maj të 2014.

Derbi Partizani – Tirana vlen shumë, pasi i jep një shtysë të madhe për objektivat, titulli për të kuqtë dhe Europa për bardheblutë.

Tv Klan