Derbi i kryeqytetit, mes Partizanit dhe Tiranës ngjall interes edhe jashtë kufijëve. Përballja e fundit mes rivalëve të përjetshëm e fituar nga të kuqtë tërhoqi vëmendjen e Canal Plus francez.

Në një reportazh që nis me marshimin e tifozerive janë paraqitur emocionet e kësaj sfide e cilësuar si më e bukura e futbollit shqiptar. Tirana për një ditë është e përfshirë nga atmosfera e derbit.

Canal Plus kujton të kaluarën e kundërt e ty klubeve dhe faktin se Partizani është në garë për të fituar titullin kampion pas 23 vitesh pritje. Në fund të kuqtë ndajnë suksesin me tifozët.

Tv Klan