Derbi i Romës që do të luhet sot në mbrëmje vendos finalistin e parë të Kupës së Italisë. Lazio ia doli të fitojë përballjen e muajit të kaluar me rezultatin 2 – 0 me golat e Milinkovic-Savic dhe Immobile. Trajneri Inzaghi kërkon kualifikimin si dhuratën më të mirë për ditëlindje.

Ai pritet t’i besojë përsëri të riut Strakosha sipas mediave, pasi përballoi më së miri gjysmëfinalen e parë. Luciano Spalletti kërkon me ngulm këtë trofe që e ka fituar me Roma në 2007 dhe 2008.

Më parë duhet të kalojë Lazio me një fitore me 3 gola diferencë. Sot do të jetë një rivalitet mes Dzeko dhe Immobile ku trajnerët mbështesin shpresat për të arritur te goli. Pritet që në stadiumin “Olimpico” për të ndezur atmosferën të jenë rreth 50 mijë tifozë. Triumfuesi në takimin Roma – Lazio do të presë rivalin që do të vendoset nesër në sfidën Napoli – Juventus.

Tv Klan