Derbi i Ruhrit ishte një spektakël. Përballja mes Borusia Dortmundit dhe Schalke përfundoi në barazim 4 – 4.

Lojtarët e Dortmundit që luanin para publikut të tyre realizuan 4 herë në më pak se 30 minuta lojë, por nuk arritën të mbronin avantazhin deri në fund.

Pjesa e dytë u zhvillua në zotërimin e Schalke, që mori 1 pikë të luftuar deri në fund. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 13 të Bundesligës.

Tv Klan