Derbi i Shqipërisë e shikon Vllazninë dhe Tiranën me objektiva të ndryshëm.

Shkodranët kërkojnë fitoren për të parë më pranë qëndrimin në Superligë, ndërsa kryeqytetasit të kualifikohen në kupat e Europës. Takimi do të nisë të dielën në orën 13:00 në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Të dy ekipet vijnë me mungesa, për shkak dëmtimesh dhe pezullimesh.

Armando Cungu – Trajner i Vllaznisë:

 

“Natyrshëm që Tirana ka problemet dhe ambiciet e veta, që të shkojë në kupat e Europës, por unë besoj se kem më tepër ambicie dhe uri dhe duhet ta tregojmë në fushën e lojës”.

Bardheblutë kanë qëndruar larg mediave.

E diela do të ketë edhe takime të tjera të javës së 26 dhe të hënën në orën 19:00 do të luhet përballja më me rëndësi për titullin, Partizani – Skënderbeu. Korçarët kryesojnë 4 pikë larg të kuqve.

Tv Klan