Finalja e Kupës së Shqipërisë U19, nuk kaloi pa probleme. Para fillimit të kësaj përballje pati probleme mes tifozerive në stadiumin “Qemal Stafa”. Sende të forta janë hedhur në tribuna, duke krijuar një situatë të pazakontë edhe për një ndeshje mes ekipeve të para. Më pas situata është qetësuar dhe derbi nisi me vonesë. Pritet që këto incidente të merren në shqyrtim nga Komisioni i Disiplinës.

Kupa e Shqipërisë U19 u fitua nga Partizani, pasi mundi rivalin e përjetshëm Tiranën me rezultatin 2 – 1. Golat për të kuqtë e drejtuar nga Genci Tomorri u shënuan nga Vllacaj dhe Bajramaj, ndërsa për bardheblutë e Astrit Hafizit shënues ishte Prendi. Futbollisti më i mirë i sfidës ishte kapiteni i Partizani, Jurgen Bardhi.

Tv Klan