Më shumë se 4 milionë euro pritet të arkëtojë derbi i Milanos që do të luhet të shtunën në 12.30. Behët fjalë për një rekord absolut të Serie A. Në shtatorin e 2016 Inter – Juventus grumbulloi 3.943.000 euro.  Për Inter – Milan interesi është ndërkombëtar, mbi të gjitha nga tifozët kinezë që do ta përjetojnë se derbi mes investitorëve të cilët kolonizuan dy klubet. Pritet që 550 milionë kinezë ta ndjekin ndeshjen nëpërmjet vetëm dy kanaleve televizive që kanë të drejtat e transmetimit të Serie A. Në mbarë botën mendohet se takimi do të ndiqet nga 862 milionë shikues. Mund të bëhet kështu ndeshja rekord sa i përket shikueshmërisë pasi do të jenë 39 kanale që do të transmetojnë takimin.

Tregu kinez i publikut ka joshur aq shumë sa edhe derbi i Roma – Lazio mund të transmetohet në 12.30 për të tërhequr më shumë shikues aziatikë.

Tv Klan