Derbi i kryqeytetit u mbyll pa gola edhe pse pati raste shënimi, veçanërisht nga lojtarët e Partizanit gjatë pjesës së dytë. Sfida më e rëndësishme e javës së katërt e luajtur në “Elbasan Arena” edhe pse dhuroi emocione nuk pati fitues.

Një përballje që nisi me një ritëm të lartë dhe aksione. Më konkretë u shfaqën të kuqtë, duke rrezikuar portën e Likës. Loja me kombinime e bardhëbluve krijoi rrezik, por jo goditje në portë. Pas pushimit Partizani shtoi presionin. Të kuqtë përfituan nga gabimet në mesfushë të bardhebluve. Goditjet e tyre u ndalën nga shtyllat, apo Lika, i cili ishte më i miri për Tiranën.

Në minutat e fundit të dy ekipet iu afruan golit me Bardhin dhe Edeh, por pa sukses. Ky është derbi i dhjetë që Tirana nuk arrin një fitore. E fundit ishte më 7 Shkurt të 2014. Kjo ndalesë e Partizanit, ndihmon Skënderbeun që kryeson 4 pikë i shkëputur.

Tv Klan