Derbi i kryeqytetit do të ndezë sot Elbasanin. Partizani dhe Tirana do të përballen për herë të parë në këtë sezon dhe fitorja duket qëllimi i të ekipeve. Formacionet nuk pritet të kenë shumë ndryshime nga sfida e javës së kaluar.

Dilemat e Adolfo Sormani janë më shumë në mesfushë që do të mbështesin sulmuesin kryesor Ekuban.

Ilir Daja pritet t’i besojë nga minuta e parë afrikanëve dhe veçanërisht të riut Merveille autor i njërit prej golave në barazimin 2 – 2 me Kukësin.

Interesimi i tifozëve është i kënaqshëm, duke parë edhe se sfida luhet në “Elbasan Arena”, më shumë se 50 kilometra larg Tiranës.

Organizatorët konfirmojnë shitjen e më shumë se 5 mijë biletave dhe shpresojnë t’i kalojë 6 mijë të pranishmit në stadium. Biletaria në Elbasan do të qëndrojë hapur edhe sot.

Përkrahësit e organizuar janë nisur të shoqëruar nga policia me rreth 1 orë diferencë nga njëri – tjetri. Sfida më e bukur dhe historike e futbollit shqiptar do të nisë në 19:00.

 

Tv Klan