Derbi mes Lazio dhe Roma që do të luhet sot në orën 20:45 nuk është thjeshtë për prestigj por vlen shumë edhe për Champions League. Ndalesa e Inter në barazimin pa gola me Atalanta mund të shfrytëzohet nga këto skuadra. Lazio dhe Roma janë në të njëjtën kuotë pikësh 60 dhe renditen në vendin e tretë dhe të katërt.

Gjendja është e ndryshme pas ndeshjeve të mesjavës në Europë. Roma u kualifikua në gjysmëfinalet e Champions, ndërsa Lazio u largua nga Europa League. Tek ekipi i Strakoshës që pranoi se kishte përgjegjësinë e tij për këtë eliminim duan të bjënë kthesën. Në derbit e mëparshëm në kampionat dhe kupë ku në portë ishte shqiptari ka patur nga dy fitore për secilin ekip.

Te Lazio kanë më pak ngarkesë në këto javët e fundit të Serie A dhe tani synimi mbetet vetëm pjesëmarrja në Champions për sezonin e ardhshëm. Roma mbetet ende në garë në këtë turne ku do të shpenzojë më tepër enerëgji.

Tv Klan