Derbi i tretë i sezonit gjen Partizanin dhe Tiranën në kërkim të një fitoreje. Javën e kaluar asnjë nga ekipet nuk u largua me 3 pikët nga fusha. Sulejman Starova dhe Mirel Josa po përgatisin ekipet larg mediave. Ata nuk duan të shpërqendrojnë lojtarët në prag të ndeshjes së prestigjit që do të zhvillohet të hënën në orën 18:00.

Tirana edhe pse më e plotë në derbi pas rikthimit të Muçës e Teqes në qendër të mbrojtjes nuk do të ketë Kërçikun e Domgjonin, të dy të dëmtuar. Partizani nuk ka mungesa madje pritet që të luajë për disa minuta edhe Sukaj, që ende nuk ka veshur fanellën e të kuqve të sezon për një ndeshje zyrtare.

Ultasit bardheblu nuk do të jenë edhe në këtë ndeshje në stadium, një bojkot që nisi pasi u vendos që Partizani të luante ndeshjet në shtëpi në “Selman Stërmasi”. Ata do të ta ndjekin në një ekran gjigand në sheshin “Shtraus” në kryeqytet. Sipas kompanisë që merret me deri më tani janë shitur rreth 2 mijë bileta, një pjesë e vogël në tribunat e përcaktuara për Tiranën. Organizatorët shpresojnë që ditën e hënë ketë interes nga tifozët.

Tv Klan