Derbi i fundit iu sezonit, pritet të afrojë në stadium me së shumti tifozërin e Partizanit. Teksa guerilsat shpresojnë në një tjetër sukses të skuadrës së tyre, si një domosdoshmëri për objektivin e titullit, fanatiksat do të vazhdojnë bojkotin ndaj ndeshjeve të bardhebluve edhe pse ekipit i duhet më shumë se kurrë mbështetja e tyre. Gjithsesi Tirana, edhe pse jo të shumtë në numër do të kenë prani të tifozerisë së vet në “Selman Stërmasi”.

Deri tani në biletaritë e stadiumit, janë shitur më pak se 2500 bileta nga të cilët zyrtarisht rreth 1600 ishin parashikuar për tifozët e Partizanit.

Mirel Josa do të përpiqet të shmangë humbjen dhe t’i japë Tiranës një fitore në këtë ndeshje që del jashtë normales. Tekniku do të vendosë lojtarët në rreshtimin 4-1-4-1. Ilion Lika në portë, në mbrojtje Doka, Teqaj Turtulli dhe Hoxhallari me Akuah përpara që do të shërbejë si përforcim për mbrojtjen dhe mesfushën. Organizmi i lojës i është besuar Dajës dhe Karabecit që nga krahët do të kenë Takun dhe Merveille të cilët do të mbështesin edhe Edeh në sulm.

Nga ana tjetër Sulejman Starova që i duhet patjetër fitorja do të zbresë në fushë me rreshtimin 4-3-3. Kapiteni Alban Hoxha në portë.  Fejzullahu, Malota, Krasniqi,  Trashi në mbrojtje. Në mesfushë Ramadani, Batha dhe Vila. Këta të fundit njohin mirë edhe portën dhe kanë gjetur golin në disa raste. Në sulm Torrassa Ekuban dhe Mazrekaj. Pritet shumë prej kësaj tresheje për të siguruar 3-pikëshin.

Tv Klan