Derbi i kryeqytetit që do të nisë në orën 18:00 nuk do të jetë si të mëparshmit. Të paktën në shkallët e stadiumit ku nuk do të ketë rivalitet mes tifozëve. Ata të Partizanit do të jenë pritës në stadiumin “Selman Stërmasi”. Deri në mesditë janë shitur rreth 4 mijë bileta, ku janë të pakta ato në tribunat ku do të qëndrojnë përkrahësit bardheblu, ajo A dhe H. Organizatorët presin që të ketë kërkesa deri para nisjes së takimit. Ultrasit e Partizanit e nisën punën disa orë përpara me vendosjen e koreografive në tribunën përkarshi ku vetëm sektori D2 do të jetë i mbyllur, pasi aty qëndrojnë Tirona Fanatics, grupimi që vendosi të braktisë edhe këtë sfidë. Ata do ta ndjekin në sheshin “Shtraus” në një ekran gjigand. Mbështetësit bardheblu nuk e pranuan vendimin që Partizani të luante ndeshjet në shtëpi në stadiumin “Selman Stërmasi”.  

Këtu do të ndjekin tifozët e Tiranës derbin me Partizanin, ata vendosën të bojkotojnë edhe këtë ndeshje si shenjë proteste për drejtuesit e klubit

.

Partizanit i duhet fitorja për të ruajtur hapin me kryesuesit. Në ne fushe do te jete nje ekip sulmues, me Torasa, Ekuban, e Mazrekaj. Te Tirana mbrojtja duket më e konsoliduar me rikthimin e Muçës dhe Teqes, por përsëri në krahun e djathtë do të jetë i riu Doka, pasi Kërçiku është i dëmtua. Pritet që në sulm bardheblutë të kenë Cise i mbështur nga Taku, Merveile dhe Moise.

Tv Klan