Një derbi shqiptar në raundin e parë kualifikues të Botërorit 2019 për femra. Shqipëria është shortuar në grup me Kosovën, debutuese në këtë aktivitet.

Një derbi kuqezi që do të zhvillohet në shtëpi, pasi kjo fazë do të mbahet në vendin e tonë në muajin Prill. Të dy përfaqësueset janë pjesë e Grupit 2, ku ndodhen edhe Malta e Greqia.

Përfaqësuesja greke është rivalja më e vështirë, ndërsa më parë vajzat kuqezi janë përballur edhe me Maltën. Në turin pasardhës shkojnë fituesit e secilit grup dhe skuadra e renditur e dyta me rezultatet më të mira.

Kjo është hera e dytë që Shqipëria merr pjesë në kualifikueset e botërorit për femra. Në turneun e vitit 2015 kaloi me sukses turin e parë, por dështoi në të dytin ku mori vetëm 3 pikë.    

Tv Klan