TahiriTë gjithë ata që transportojnë apo trafikojnë lëndë eksplozive për qëllime kriminale do të dënohen me 15 deri në 20 vite burgim. Ata që vjedhin energjinë elektrike do të dënohen deri në 5 vite burgim, ndërsa drejtuesit e automjeve në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi do të përballen me 10 ditë deri në 3 vjet heqje lirie.

Këto ndryshime në Kodin Penal parashikojnë ashpërsim të masave dhe penaliteteve për shkelësit e ligjit që kanë të bëjnë me çëshjten e vjedhjes së energjisë elektike , përdorimin e lëndëve plasëse, shitjen e kartave SIM në mënyrë të paautorizuar dhe shkelësit e qarkullimit rrugor. Tahiri tha se ndryshimet e miratuara do ti kalojnë për miratim kuvendit ndërsa theksoi se ato janë garancia e sigurisë për qytetarët.

Lidhur me lëndët plasëse, vjen si analizë e ekspertëve të Ministrisë së Brendshme, që ka marrë në shqyrtim përdorim e lëndëve plasëse për qëllim civil; ndryshim në nenet 278 dhe 282 të Kodit Civil 5-8 vjet burg për mbajtje të eksplozivit dhe në rrethana cilësuese nga 15-20 vjet, pra në rastet kur lëndët eksplozive mbahen, transportohen trafikohen për qëllime kriminale.