Qeveria ka marrë masa parandaluese si pasojë e motit të ftohtë dhe gjendjes gripale në vend. Nëpërmjet një urdhri, në përgjigje të masave parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë, çerdhet dhe institucionet arsimore në vend mbyllen për datat 4, 5 dhe 6 janar 2017.

  

Qeveria ka caktuar tri ditët e ardhshëm, si ditë pushimi për prindërit që kanë fëmijë të mitur.

Si pasojë e motit të ftohtë, jo të zakonshëm, që pritet të vijë dhe të gjendjes gripale në vend dhe në përgjigje të masave parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë, çerdhet dhe institucionet arsimore në vend mbyllen për datat 4, 5 dhe 6 janar 2017.

Qeveria, në vijim të masave parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë, vendosi edhe caktimin e këtyre datave, 4, 5 dhe 6 janar 2017, ditë pushimi për një nga prindërit që kanë fëmijë të mitur që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.

Qeveria iu bën thirrje edhe të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të një nga prindërve që kanë fëmijëve të mitur që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor./tvklan.al