femijet - jetegjatesia

Një ndër sekretet për të jetuar gjatë lidhet me konsumimin në mënyrë të moderuar të kafesë.

Shkencëtarët e Sahlgrenska Academy në Suedi vëzhguar shëndetin e 855 meshkujve të lindur në Gothenburg në 1913, për 50 vite me radhë. 10 prej tyre jetuan 100 vjet.

Lars Wilhelmsen, pjesë e grupit të studiuesve të përfshirë në këtë studim, duke folur për Independent.co.uk, jep këtë këshillë:

“Këshilla jonë, për këdo që dëshiron të jetojë sa më gjatë është që të qëndroni sa më larg duhanit, mbani nivel të shëndetshëm të kolesterolit dhe kufizojeni veten me vetëm një kafe në ditë”.

Shkencëtarët identifikuan gjithashtu disa faktorë të tjerë që favorizojnë një jetë të gjatë, por që fatkeqësisht nuk janë në dorën tonë, si përshembull nëse nëna juaj ka jetuar gjatë apo nëse jeni i pasur.

Tiparet kryesore e personave që jetuan 100 vjet në këtë studim ishin:

Nuk pinin duhan

Pjesa më e madhe e tyre mbanin syze dhe ishin të aftë të lexonin e të shihnin televizor

Të gjithë ishin elegantë dhe me qëndrim (posturë) të drejtë./tvklan.al