Dëshmia e bashkëshortes së njërit prej të arrestuarve për 12 tonët e kanabisit të gjetur në fshatin Pagri të Përmetit ka fundosur tre te arrestuarit.

Tv Klan ka mundur te mësoje se gruaja e Eqerem Aliut u ka thënë hetuesve se depot ishin në përdorim të familjes së saj dhe dy të ndaluarve të tjerë Rustem Muçellari dhe Ismail Saliu.

Sipas dëshmisë së saj, depot përdoreshin si hambar për të ruajtur ushqim për bagëtinë.

Por që nga muaji janar, thotë ajo, në magazinë ka parë shumë persona të panjohur që punonin në brendësi.

Hetuesit thonë se dëshmia përforcon dyshimet e tyre se të arrestuarit kanë bashkëpunuar me organizatorët.

Një prej depove në afërsi të asaj ku i gjet lënda narkotike është në pronësi të Koço Zaimajt, kryeplak i fshatit Pargi i shpallur në kërkim.

Edhe në këtë depo policia arriti të gjeje lëndë narkotike dhe mjete të tjera që përdoreshin nga punëtorët. 

Oficeret e policisë gjyqësore kanë marre në pyetje banorët e tjerë të fshatit të cilët kanë thënë se personat që punonin në magazinë nuk i njihnin dhe se ajo ruhej nga persona te armatosur.

Hetimet për këtë rast të kultivimit dhe trafikut të drogës i kanë kaluar prokurorisë për krimet e rënda. Ka dyshime se i gjithë aktiviteti  është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.

Tv Klan