Dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i krijuar në fund të vitit 2001, që ka kryer krime të shumta pas luftës, përfshirë edhe vrasje politike.

Në një intervistë për Klan Kosovën, Mehmeti pranon se ky grup ka gisht edhe në vrasjen e Xhemal Mustafës, ish-këshilltari i kryetarit të asaj kohe të LDK-së, Ibrahim Rugovës.

“Po dihej kush ka operu në atë kohë në Prishtinë”.

Njëra prej rasteve kriminale që do duhej ta kryente grupi, ishte vrasja e një personi në Pejë, i cili besohej se kishe dhënë dëshmi kundër një luftëtari të njohur të UÇK-së. Por për këtë porosi Shkumbin Mehmeti i dënuar me 30 vjet burg tha se nuk e kreu.

“E kam marrë urdhërin prej Agronit dhe Nezir Kelmendit me e kry këtë vrasje, por gjatë kryerje së kësaj vrasjeje kam pa hile brenda grupit”.

Sipas Mehmetit ky grup mban autorësinë edhe për ekzekutimin e anëtarëve të PDK-së, të disa oficerëve të policisë si edhe për organizimin e trazirave të vitit 2004 në Mitrovicë.

“Është marrë urdhër me e sulmu? Godinën e Mitrovicës, në këmbim na kanë ofru amnisti”.

Shkumbin Mehmeti u shpreh i gatshëm të jetë edhe dëshmitar i Gjykatës Speciale.

Tv Klan