Procesi gjyqësor ndaj 14 personave të dyshuar për grusht shteti në Mal të Zi, po nxjerr në pah dëshmi në Gjykatën e Lartë të Podgoricës, që implikojnë shërbimet sekrete ruse në ngjarjet e 18 tetorit të vitit të kaluar.

Organizata kriminale, sipas aktakuzës kishte për qëllim të minonte rendin kushtetues të Malit të Zi për të penguar anëtarësimin e vendit në NATO./VOA