Bumci-per-StrasburgunPas dështimit në Strasburg për miratimin e një resolute të përbashkët për Shqipërinë, Parlamenti Europian është treguar sërish bujar duke i dhënë një tjetër mundësi mazhorancës dhe opozitës që dakordësinë mes tyre ta gjenjë në Tiranë. Deputeti demokrat Aldo Bumci, pjesë e delegacionit opozitar, sqaron se kjo sprovë palëve iu është kërkuar të kalohet brenda kësaj jave.

Sipas Bumçit papërgjgjeshmëria e përfaqësuesve të majtë arriti deri në fshehjen e rezolutës, për të cilën thotë se iu vu në dispozicion vetëm në datën 12 mars. Një argument deputeti demokrat e ka edhe kur i referohet propozimeve që nuk u pranuan nga përfaqësuesit e mazhorancës në takimin e Strasburgut.

Por Bumçi i kujton mazhorancës se shanci i dhënë nga miqtë europianë nuk duhet humbur dhe për këtë i fton kolegët e shumicës që të bashkëpunojnë me qëllim që qershori ta gjejë Shqipërinë me ftesën e shumëpritur në Union.