Një tjetër dështim i Holandës që nuk po arrin të reagojë dhe do t’i mungojë botërorit të ardhshëm, hera e parë prej 2002.

Suedia i mori vendin në play off, pasi shënoi më shumë gola në ndeshjet eliminatore, duke e favorizuar edhe pse ishin në të njëjtën kuotë pikësh.

Një mungesë e paralajmëruar prej Europanit të fundit, ku nuk arriti të ishte pjesë e 24 finalistëve. Holandezët janë në krizë, një situatë që përsëritet pas 30 vitesh.

Finalja e Botërorit 2010 dhe vendi i tretë në 2014 janë një kujtim i largët. Një rënie në brenda pak vitesh pavarësisht futbollistëve me përvojë në grup. Duket se ka ardhur koha që Holanda të bëjë një ndryshim afruar lojtarë të rinj për të mos patur një tjetër mungesë në vitin Euro 2020. /Tv Klan