Shitja e Milanit tek kinezet e Sino- Europe Sports është drejt dështimit. Kjo e premte shënoi fundin e afatit për derdhjen e këstit të tretë 100 milionësh kaparit që do të siguronte që kinezët të ishin pronarët e ardhshëm të klubit italian.

Sipas gazetës italiane La Repubblica Berlusconi mund të mbajë 200 milionët e para dhe me to, do të blindojë portierin Donnarumma.

Pala kineze ka kërkuar kohë deri më 7 prill për të gjetur paratë me shpresën se qeveria kineze do të zhbllokojë disa fonde. Sipas medias italiane Fininvest mund të mos presë deri atëherë duke e respektuar termat e kontratës së mëparshme.

Kjo mund ti volisë edhe palës kineze q në këtë mënyrë do të kursente 740 milionët e parashikuar për të blerë Milanin. Marrëveshja parashikonte që pas derdhjes së këstit të tretë, Sino Europe Sports duhet të paguante edhe 220 milionë të tjera për shitje, të cilave iu shtohen edhe 150 milionë për menaxhimin si dhe 40-50 milionë interesa çdo vit.

Bëhet fjalë pra për shuma të rëndësishme të cilat deri tani SES nuk i ka gjetur ende dhe pas 6 muajsh dështime, Milan duket se do ti mbetet sërish Berlusconit.

Tv Klan