Tvklan.al ka mësuar detaje të reja në lidhje me gomonen e bllokuar mbrëmjen e djeshme nga policia kufitare pranë Zvërnecit. Burime nga policia kanë thënë se në gomone është gjetur 900 kg kanabis dhe kishte si destinacion shtetin italian.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”145″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Sipas burimeve nga policia në pranga kanë përfunduar 6 persona, ndërsa ky grup kriminal kishte më shumë se një muaj që mbahej nën hetim. 

Policia ka arrestuar:

– Eduart Grabova, 39 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe.

– Redjan Hasanaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.

– Napolon Arshiaj, 27 vjeç, banues në fshatin Lepenicë.

– Ilir Qejvani, 24 vjeç, banues në Vlorë.

– Jani Bajramaj, 24 vjeç, banues në fshatin Lukovë.

– Eduart Abazi, 49 vjeç, banues në Vlorë.

Gomonia ishte rreth 5 metra e gjatë dhe me motorë të fuqishëm. Lënda narkotike me peshë totale prej 900 kilogramë, u gjet rreth 50 m larg bregut të detit, e paketuar nëpër pako me peshë 15-30 kg secila, me mbështjellje natribani. 

Katër personat e parë (Grabova, Arshiaj, Hasanaj dhe Qejvani), u arrestuan nga policia në momentin kur tentuan të ngarkonin lëndën narkotike në gomone, në vendin e quajtur “Hunda e plakut”, vend në të cilin kishin transportuar pakot me lëndë narkotike nëpërmjet dy automjeteve Benz me targë AA 252 DK dhe Toyota me targë AA 354 MK. 

Mjeti lundrues u largua menjëherë sapo ndjeu ndërhyrjen e forcave të policisë nga toka dhe në tentativë për t’i shpëtuar ndjekjes, u bllokua nga

Policia Kufitare dhe Guardia di Finanza në Gjirin e Portonovës, Zvernec. Mjeti lundrues, ka përmasat prej rreth 6 m gjatësi, 2.4 m gjerësi dhe me 1 motor 75 CC.

Policia ka bërë të mundur kapjen e pilotit të gomones dhe ndihmësit të tij (Bajramaj dhe Abazi), të cilët u arrestuan pas 8 orë ndjekjesh në pyllin e fshatit Pish Poro. 

/tvklan.al