Mbetet ende i paqartë motivi për vrasjen e 33-vjeçarit shqiptar Artion Shaskaj, që u ekzekutua në orët e vona të së dielës përpara picerisë së tij në komunën Velletri, në periferi të Romës.

 

vikimaa

Për momenti autoritetet italiane nuk japin detaje rreth shkaqeve të krimit, edhe pse ekzekutimi ishte i llojit mafioz. Mediat në vendin fqinj ngrenë aludime se Artion Shaskaj mund të jetë vrarë nga organizatat kriminale, në një zonë ku investimet dhe prania e mafias është gjithmonë e më e shpeshtë ne biznesin te paligjshëm të makinetave të fatit, që kontrollohen nga Ndragheta.

Artion Shaskaj, i cili në zonë njihej me emrin Toni, ishte një person që nuk përflitej si problematik. Prej 6 vitesh ai kishte hapur picerinë dhe jëtonte paqësisht me gruan dhë fëmijët. Shqiptari nuk kishte asnjë precedent penal dhe gëzonte vlerësimin e banorëve të Velletrit.

Dëshmitarët thanë se dy persona me motorr i kishin bërë pritë Shaskajt sapo ky i fundit kiushte dalë nga lokali. Pasi iu afruan, njëri prej tyre e qëlloi tre herë në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.

Dyshohet se përpara se ta ekzekutonte, vrasësi e ka thirrur në emër shqiptarin. Në momentin e krimit në brendësi të lokalit, gjendeshin edhe bashkëshortja e viktimës dhe dy fëmijët, 4 dhe 5 vjeç.

Aktualisht nuk përjashtohet asnjë pistë hetimi, ndërsa prokuroria po analizon kamerat e zonës për identifikimin e autorëve të vrasjes.

Tv Klan