Një bombë në metronë e Vjenës duket se ka qenë një nga skenarët e mundshëm të grupit terrorist të shkatërruar një ditë më parë. Autoritetet austriake njoftuan mbrëmjen e së premtes arrestimin e një 17 – vjeçari, shqiptar të dyshuar si një planifikues i këtij sulmi.

Një ditë më pas autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe të raportojnë çdo gjë të dyshimtë që mund të shohin. Emri i shqiptarit të arrestuar nuk bëhet ende publik për asye hetimi. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, ai ka qenë prej kohësh nën vëzhgimin e policisë pasi ishte skeduar si person problematik për krime të vogla.

Kohët e fundit ai kishte rënë në kontakt të një grupi radikal islamik në Vjenë. Ai u arrestua në afërsi të shtëpisë së tij në Vjenë sapo ishte kthyer nga Gjermania. Besohet se edhe bomba artizanale që do të vendosej në metro ishte montuar në Gjermani.

Në banesën e tij janë kryer kontrrolle dhe janë sekuestruar dokumenta dhe telefonë celularë për të zbardhur lidhjet me persona të tjerë. Për këtë rast autoritetet austriake u vunë në lëvizje nga shërbime të huaja të inteligjencës.

Deri tani Austria nuk ka pasur raste të sulmeve terroriste, por gjithmonë ka qenë në shënjestër të tyre. Disa prej sulmuesve të akteve terroriste të Parisit, në Nëntor 2015 kishin kaluar nga Austria. Një muaj më pas, në Salzburg u arrestuan 2 nga atentatorët e atyre ngjarjeve. Një javë më parë në Tiranë ishte edhe Ministri i Brendshëm i Austrisë, Volfgang Sobotka që në takimin me autoritetet shqiptare pati edhe luftën ndaj terrorizmit.

Tv Klan