Policia Shqiptare dha detajet e operacionit të përbashkët antidrogë me Guadia di Finanza, gjatë të cilit u kap një skaf me drogë mëngjesin e sotëm.  

Sipas policisë, autoritetet sekuestruan 1 ton e 185 kilogramë lëndë narkotike Marijuanë.

Ndërsa në pranga përfudnuan dy skafistët shqiptarë 30 vjeçari me iniciale Rr.A.  dhe 44-vjeçari me iniciale A.I.

Policia e Shtetit tha se në bashkëpunim me Guardia di Finanza të Pulias, është ndjekur në dinamikë gomonja në ujërat ndërkombëtare deri në afërsi të Termolit ku edhe është bllokuar nga njesia ROAN e GdF.

Gomonia me gjatësi 7.5 metra është bllokuar në orët e para të datës 23 korrik.

Për shkak të sekretit hetimor, rezervohen të dhëna të mëtejshme në lidhje me origjinën dhe pikënisjen e gomones,  duke theksuar se trafikantët janë duke shfrytëzuar rrugë alternative, jo më nga territori dhe ujerat shqiptare drejt Pulias, por në pjesën e sipërme të Adriatikut drejt Abrucos.

Më herët të dielën mediat Italiane raportuan se dy skafistët shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhej i ditur, ishin kapur me 1.5 ton drogë, ndërsa policia shqiptare thotë se sasia e drogës së konfiskuar në gomone është 315 kg më pak, pra 1 ton e 185 kilogramë. 

/tvklan.al