Një foto e cila supozohet se tregon smartphone-in më të ri nga Samsung, është postuar në “Venture Beat” nga hedhësi në treg i pajisjeve elektronike Even Blass.

Në raportin e tij, Blass përforcoi disa hamendësime dhe thashetheme nga një raport i postuar nga “The Guardian”, ditën e martë.

Nëse fotoja është reale, Samsung Galaxy S8 do të ketë një dizajn të ngjashëm me Galaxy S7 Edge. Blass deklaron gjithashtu se sensori i gjurmës së gishtit është zhvendosur në pjesën e prapme të telefonit, në anën e djathtë të kamerës.

Ekrani do zërë një hapësirë më të madhe të telefonit se në pajisjet e mëparshme 5.8 inch-6.2 inch./tvklan.al