Një shpërthim i fuqishëm tronditi mbrëmjen e së shtunës qytetin e Burrelit. Një sasi eksplozivi shpërtheu në një magazinë mielli në lagjen “Pjetër Budi”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20: 30 minuta. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale dhe është dëmtuar muri anësor i magazinës së ish- zv/kryetarit të Bashkisë Burrel, Mexhit Sina.

Dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm sa që ka thyer edhe xhama të ndërtesave përreth.

Policia ka shoqëruar disa persona në përpjekje për të zbardhur motivet e krimit. Është marrë në pyetje edhe pronari i magazinës, i cili është shprehur se nuk ka konflikte me persona të tjerë./ TV KLAN