Krimi në familje tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Fierit. Një 50-vjeçare mbeti e vdekur nga goditjet me thikë të bashkëshortit të saj, në “Lagjen e Re”, në Patos. 55-vjeçari Shpëtim Goxhaj, goditi disa herë me thikë bashkëshorten Resmie Goxhaj, në banesën e tij, pak para mesnate.

Arsyet e vrasjes janë ende të paqarta, ndërsa autori është vetëdorëzuar në polici me duart me gjak. Burime nga policia e Fierit kanë thënë se, 55-vjeçari ka mbërritur në gjendje shoku në komisariat.

Ai ka qenë i tronditur dhe nuk ka dhënë shpjegime për krimin. Policia e gjeti gruan pa jetë dhe pranë saj edhe armën e krimit.

Nga hetimet e para, vrasja ka ndodhur për një grindje mes bashkëshortëve dhe një situatë të rënduar psikologjike të autorit. Bashkëshortët ishin vetëm në shtëpi kur ndodhi ngjarja.

/tvklan.al