Policia e Tiranës ka mundur të zbardhë ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së shtunës tek sheshi “Shqiponja”, në kryeqyet ku mbeti i plagosur një person. Lidhur me këtë ngjarje është identifikuar dhe shpallur në kërkim një 37-vjeçar me inicialet T.A banues në Tiranë.

Policia njoftoi se rreth orës 21:25, (31 Mars) në rrugën “Teodor Keko”, 37-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip ”Volkswagen”, të drejtuar 34- vjeçari me inicialet B. B banues në Kamëz, ku për pasojë është plagosur në këmbë, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprat penale “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative , “Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe e municion”.

/tvklan.al