Policia e Tiranës ka arrestuar drejtuesin e automjetit që përplasi për vdekje gruan 45-vjeçe, Dhurata Prifti, në kryeqytet. Ai është Andrea Memollari 20 vjeç, lindur në Çorovodë të Skraparit dhe banues në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur rreth mesditës, në kryqëzimin e rrugës “Asim Vokshi” dhe “Jordan Misja”.

andrea 1

Në foto: Andrea Memollari

Automjeti që shkaktoi aksidentin është me targa AA 476 GL, tip “Mercedes Benz”, ngjyrë gri C Class me pronar 20 vjeçarin. Ky i fundit u largua nga vendi i ngjarjes duke braktisur makinën në rrugën “Siri Kodra”.

Gruaja po kalonte rrugën bashkë me dy fëmijët e saj, kur u përplas nga makina. 45-vjeçarja ka shtyrë fëmijët për t’i shpëtuar dhe i ka dalë vetë makinës, që i ka kaluar sipër dhe nuk ka qëndruar.

/tvklan.al