12 persona që u ndjenë të rrezikuar sot pas përkeqësimit të kushteve të detit në Sarandë, janë shpëtuar nga policia kufitare.

45-vjeçari B.K. njoftoi policinë se ndodhej në Krorëz së bashku me familjen e tij dhe disa persona të tjerë, të cilët kishin shkuar me këmbë nga mali për të bërë plazh në këtë zonë.

Duke qenë se deti ka qenë i  dallgëzuar shumë ata janë ndier të rrezikuar dhe nuk kanë mundur të ngjiten përsëri lart në mal.

Atyre u shkuan në ndihmë shërbimet e Policisë Kufitare, të cilët i transportuan 12 plazhistët për në Lukovë, Sarandë, me mjet lundrues të Policisë.

12 personat, të gjithë banues në Tiranë, u nxorrën në tokë në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa probleme./tvklan.al