Devijimi i lumit të Radikës, banorët në protestë



LUMIBanorët e Dibrës së Madhe janë kundër projektit të qeverisë maqedonase për ndërtimin e një hidrocentrali në fushën e Lukovës, që shfrytëzon ujrat e trekëndësishit malor kufitar Maqedoni-Kosovë-Shqipëri. Projekti parashikon edhe ndryshimin e rrjedhës së lumit Radika, i cili është një nga furnizuesit kryesorë të basenit ujëmbledhës të Drinit të Zi.

Edhe pse protestat e dibranëve janë organizuar disa herë brenda dhe jashtë Maqedonisë, zëdhënësi i qeverisë në Shkup deklaroi se ky projekt do të përfundojë në fund të vitit 2016. Drejtuesit vendore i bëjnë thirrje edhe qeverisë shqiptare të ndërhyjë.

Sipas dibranëve, ky projekt do të ketë impakt negativ në ekosistemin e zonës, pasi do të ndikojë në zhdukjen e 15 llojeve të peshkut, 140 llojeve të kafshëve të egra dhe disa dhjetëra lloje zogjsh që bashkëjetojnë në parkun kombëtar të Mavrovës. Mjafton të përmendet fakti, se në Grykën e Radikës jetojnë të vetmit ekzemplarë të Tigrit të Ballkanit, specie në zhdukje marrë në mbrojtje nga UNESCO. Për banorët ndërtimi i HEC nuk do të stimulojë aspak zhvillimin ekonomik të Dibrës së Madhe.

Nga qeveria shqiptare nuk ka ende reagim për këtë çështje, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të drejtuesve vendorë të Dibrës së Madhe.

Banorët e Dibrës së Madhe dhe shoqëria civile shqiptare në Tiranë kanë paralajmëruar se të dielën do të zhvillojnë paralelisht protesta kundër projektit.

 

Kategori
AktualitetLajmet Kryesore
0 Komente

Përgjigju

*

*