protetsaFamiljarët e dy vëllezërve të vrarë nga policia greke në muajin dhjetor të vitit të kaluar kanë dalë sërish në protestë ,duke kërkuar zbardhjen e së vërtetës së kësaj ngjarje.

Të mbledhur në qendër të qytetit të Bilishtit,familjarët i kanë cilësuar të pavërteta  akuzat e policisë greke për vëllezërit Melsi dhe Elton Çollaku. Sipas tyre ,edhe pse kanë kaluar disa javë nga vrasja e tyre, ende nuk ka asnjë version zyrtar nga policia shqiptare. Madje ata kanë akuzuar edhe ministrin e brendshëm Tahiri ,duke kërkuar dorëheqjen e tij, se ka fshehur të vërtetën mbi këtë ngjarje,duke përsëritur versionin e policisë greke.

Protesta , e cila u organizua nga një shoqatë emigrantësh në Itali, do të pasohet edhe nga iniciativa të tjera,të cilat kanë si synim hedhjen dritë mbi rrethanat dhe dinamikën e vrasjes së dy vëllezërve nga Devolli. Kreu i shoqatës Iliria, kërkoi angazhimin e të gjitha strukturave shtetërore për të mundësuar versionin e vërtetë të kësaj ngjarje të rëndë. Madje, sipas tij, duhet të zbardhet edhe e vërteta e vrasjes së 4 protesutesve të 21 janarit.

Protesta paqësore zgjati për 30 minuta, ndërsa u mbikqyr në distancë nga forcat e policisë së komisariatit të Devollit.