1

Për gjashtë ditë Galeria Kombëtare e Arteve do të qendrojë në karantinë. Të vetmit që do të hyjnë brenda, janë specialistët që do të kryejnë dezinfektimin.

Beteja më e fortë do të jetë në vendndodhjen e fondit, aty ku ruhet pasuria prej 5 mijë veprash arti.

Procesi i dezinfektimit nuk do t’i kushtojë asnjë lekë Galerisë Kombëtare të Arteve. Drejtori Artan Shabani i shtriu dorën për ndihmë financiare Ministrisë së Kulturës. Ajo nuk e mori përsipër. Shpëtimi u gjet te vullnetarizmi.

U desh ndërhyrja me përbërës kimik që të bëhet zhvendosja e ikonave të sekuestruara në ditët në vazhdim. Prej afro dy vitesh kati i tretë i Galerisë Kombëtare të Arteve është i bllokuar nga këto vepra që përbëjnë rrezik pasi nuk i janë nënshtruar asnjë procesi dizifektues dhe konservues. Ende nuk është përcaktuar se ku ato do të vendosen, ndërkohë që nuk ka një vendim të formës së prerë ndaj Gjergji Thimo, personit të cilit iu sekuestruan ikonat. Procesi i asgjesimit të insekteve dhe mikroorganizmave është i pari që kryhet i plotë pas pesë vitesh në shtëpinë e arteve pamore. Të hënën, rradhen e ka Muzeu Historik Kombëtar edhe ky në mënyrë vullnetare.

Tv Klan