dg9

Shtëpia italiane e modës Dolce & Gabanna ka nxjerrë koleksionin e parë të veshjeve të modës, për gratë myslimane. Duke i kushtuar rëndësi dhe vëmendje veshjes së grave myslimane ata kanë krijuar një sërë perçesh dhe mantelesh të gjata për gratë e këtij besimi të cilat deri në këto momente i kanë pasur të kufizuara mundësitë për të veshur rroba të modës së lartë.

Koleksinoni përmban firmën e D & G – së dhe vjen me ngjyra të errëta, neutrale por me dizenjo tantellash dhe printesh të ndryshme.

Në përbërje të copave vihen re lule të ndryshme dhe qëndisma të rafinuara. Vitin e kaluar Stefano Gabanna, u shpreh se  ishte i mahnitur nga Lindja e Mesme dhe po punonte për nje koleksion të  këtij lloji.

Daliy Mail shkruan se edhe pse nuk ka ende një informacion të saktë sesa do kushtojnë këto veshje, koleksioni është pritur mjaft mirë nga fansat e modës. Shfletoni galerinë për të pare këtë koleksion të veçantë./tvklan.al