Dhoma Amerikane e Tregtisë ka shprehur kritika të ashpra ndaj Drejtorisë së Doganave lidhur me vonesat dhe vështirësitë e hasura në pikat doganore në vend.

Bizneset, anëtarë të Dhomës Amerikane thonë se janë taksapagues të regullt dhe në vend që të ofrohen lehtësira, ata ndihen të persekutuar me procedurat e shtuara pa arsye, të cilat krijojnë edhe pritje pafund.

Bizneset i referohen një deklarate të Kryeministrit Edi Rama, lidhur me lehtësirat që duhet t’u ofrohen atyre subjekteve që kanë një historik të rregullt në dogana. Por pavarësisht deklaratave të tij, duket qartë nga shqetësimet e bizneseve, se kjo nuk është implementuar nga autoritetet doganore.

Rasti më i fundit i vonesave të tejzgjatura në pikat doganore është ai i doganës së Morinës. Dhjetra kamionë, javën e kaluar u përballën deri në 12 orë pritje për t’u futur në skaner.

Tv Klan