Një nënë ka rrëfyer dhimbjen e madhe për humbjen e bebes së saj të porsalindur, që vdiq pasi i kishte zënë gjumi në divan.

Chelsea Love, 24 – vjeç e kishte marrë djalin e saj 8 – ditësh në krahë në shtëpinë e tyre në Hull, pasi e kishte parë që po e zinte gjumi.

Ajo e vendosi të birin në kraharor për ta përkëdhelur dhe kishte ndërmend ta kthente në shtratin e tij.

Por duke qenë tepër e lodhur, të renë e zuri gjumi. Ajo u zgjua nga ulërimat e babait të fëmijët, Sam Coles.

Leo kishte ndryshuar ngjyrë dhe u dërgua me urgjencë në spital. Pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara të mjekëve për ta shpëtuar, ai humbi tragjikisht jetën.

Duke përshkruar këtë ngjarje tronditëse, 24 – vjeçarja Love, për

DailyMail

tha se ndihej e dëshpëruar që prej humbjes së të birit. Megjithatë, ajo u shpreh se po gjen ngushëllim tek vajza 2 – vjeçare, që po i ndihmon prindërit e rinj për të lehtësuar dhimbjen e madhe.

I vogli Leo, sipas mjekëve, pësoi dëmtim të rëndë në tru për shkak të mungesës së oksigjenit.

/tvklan.al