“Me durim, po pres që të më rikthehet fytyra, por dhimbja është e padurueshme”

, kështu shprehet viktima e një sulmi me acid, në një letër të hapur të publikuar në media.

21 – vjeçarja Resham Khan, e cila aspironte të bëhej modele dhe kushëriri i saj Jameel Muhktar, 37 – vjeç, të dy pësuan djegie të rënda, në një sulm të ndodhur më 21 Qershor në Beckton të Londrës.

Khan thotë se dëshiron që asnjë njeri të mos kalojë të njëjtin makth që ajo ka përjetuar. E reja ka marrë plagë të rënda në fytyrë dhe qafë.

Reagimi i saj vjen në një kohë kur ka nisur një fushatë për të ashpërsuar ligjet sa i përket blerjes së substancave korrozive (gërryese), me një peticion që ka marrë më shumë se 360 mijë firma online.

Në letrën e saj, ndër të tjera Khan shkruan:

“Ju ftoj të gjithëve që të reflektoni në ditëlindjen time të 21 -të. Na duhet të kujtojmë se çdo mundësi për të festuar këtë rast m’u vodh, në mënyrën më të dhimbshme që mund ta kisha imagjinuar. Dhimbja ime është e padurueshme dhe po e shkruaj këtë letër në spital, teksa pres me durim që të më rikthehet fytyra. Momentalisht, kam dy prioritete kryesore: të rikuperohem plotësisht dhe të sigurohem që askush të mos kalojë të njëjtin tmerr që kam kaluar. Që prej sulmit dhe pasqyrimit të gjerë në mediat, rritja shqetësuese e numrit të sulmeve me substanca të korrozive është sjellë në vëmendje të publikut”.

John Tomlin

John Tomlin

Sipas “DailyMail”, 21 – vjeçarja ka bërë një plan me 5 pika kryesore, përfshirë një kërkesë drejtuar policisë për të reaguar më ashpër ndaj përdorimit të këtyre substancave. Ajo kërkon gjithashtu një dënim më të ashpër për personat që kryejnë sulme me acid, apo që e posedojnë atë pa një arsye të fortë.

John Tomlin, personi i cili akuzohet se e sulmoi të rënë dhe kushëririn e saj, doli para gjykatës të martën. Ai u la në arrest me burg dhe pritet të paraqitet sërish para gjykatës më 8 Gusht. 25 – vjeçari u vetëdorëzua të dielën në polici./tvklan.al