Nëse keni dhimbje koke apo ndiheni keq nga alkooli i konsumuar një natë më parë, qetësuesit padyshim që janë ideja më e mirë.

Por sipas një studimi të ri, birra është zgjidhja perfekte.

Dhe jo vetëm për të shpëtuar nga pasojat e alkoolit, por edhe për t’u qetësuar nga dhimbje të tjera për të cilat zakonisht përdoren paracetamol e qetësues të tjerë të ngjashëm.

Përgjatë 18 studimeve, shkencëtarët nga universiteti i Greenwich zbuluan se 2 gota birrë mund të jenë një zëvendësues perfekt i një kokrre paracetamol.

Duke rritur përmbajtjen e alkoolit në gjak me afërsisht 0.08 për qind, i jepni trupit mundësinë e reduktimit të intensitetit të dhimbjes.

Sipas shkencëtarëve, të dhënat sugjerojnë se alkooli është një anagjezik efektiv, që shkakton ulje klinikisht domethënëse të përqindjes së intensitetit të dhimbjes, që në të njëjtën kohë shpjegon përse ata që kanë dhimbje shpesh janë edhe konsumues të alkoolit.

Megjithatë, sipas asaj që shkruan “The Independent”, nuk është ende e qartë nëse alkooli ul ndjesinë e dhimbjes për shkak se prek receptorët e trurit, apo thjeshtë ul ankthin, që në vetvete na bën të mendojmë se dhimbja nuk është aq e pa durueshme.

Dr Trevor Thompson, i cili e drejtoi këtë studim tha se alkooli mund të krahasohet me ilaçe si kodeina dhe efekti është më i fuqishëm sesa një paracetamol.

“Nëse do të mund të krijohet një ilaç, pa efektet negative të alkoolit, atëherë do të mund të kemi diçka të re kundra dhimbjes, shumë herë më të mirë se ato që janë aktualisht në treg”,

shpjegon Thompson më tej.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se kjo nuk do të thotë që alkooli është i mirë për shëndetin.

Të konsumuarit alkool me shumicë mund të shkaktojë shumë më shumë probleme në një të ardhme./tvklan.al