Dhjetë persona janë shoqëruar nga policia e Shkodrës në lidhje me shpërthimin e ndodhur në fshatin Grude e re të Shkodrës, ku është dëmtuar banesa e Mark Markut.

Pas marrjes në pyetje personat u lanë të lirë për mungesë provash.

Dyshimet për një konflikt të tre djemve të Mark Markut, të cilët jetojnë në Itali, është pista kryesore e hetimit.

Pista e konfliktit të çastit ka rënë plotësisht, pasi pronari i vilës qe u hodh në erë nuk njihet si konfliktual.

Dëmi material është i konsiderueshëm, për shkak së lënda shpërthyese qe vendosur në kolonën e shtëpisë. Deri më tani hetuesit nuk kanë arritur në ndonjë rezultat konkret rreth kësaj ngjarjeje./Tv Klan